TIRANË - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta merr pjesë në konferencën e gjashtë të Kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, organizuar me iniciativën e Kryetarit të Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.
 
Pjesëmarrës në këtë konferencë janë Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Josip Leko; Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi; Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski; Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Nebojsa Stefanovic; Kryetari i Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës, Ognjen Tadic, si dhe të ftuar të tjerë nderi.
 
Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ne BE, rezultatet dhe aspiratat, si dhe bashkëpunimi i vendeve të rajonit mbi politikat e sigurisë se rajonit janë dy temat në të cilat do fokusohen punimet e konferencës. 

Kryetari i Kuvendit të Shqipërise do jetë folës kryesor në seancën e dytë të punimeve me temë: “Bashkëpunimi mbi Politikat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor: Kontributi për Stabilitetin Evropian”.
 
Gjatë punimeve të konferencës, pritet që Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta të zhvillojë një sërë takimesh me homologët e tij të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)