BUDAPEST - Kryeministri hungarez , Viktor Orban, kritikoi sërish sot largimin e Bashkimit Evropian dhe të Rusisë pas krizës ukrainase dhe shprehet se do të përpiqet të përhapë këtë kauz edhe në vende të tjera të BE-së.
"Bashkimi Evropian po largohet çdo ditë gjithnjë e më shumë nga Rusia. Kjo jo vetëm që është diçka e keqe për Hungarinë, por për të gjithë BE-në", shpjegoi shefi i qeverisë konservatore në një fjalim para ambasadorëve të vendeve të BE-së në Hungari.
BE-ja goditi ekonominë ruse nëpërmjet një sër sanksionesh të ndërmara që në pranverë, për të detyruar presidentin rus Vladimir Putin të heqë dorë nga aneksimi i gjykuar i jashtligjshëm i Krimesë dhe të pushojë se mbëahteturi ushtarakisht lëvizjet separatiste proruse në lindje të Ukrainës.
Rusia iu përgjigj sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke ndaluar kryesisht importimin e produkteve ushqimore./ATSH/