BUDAPEST, 2 shkurt /ATSH-ANSA/ - Policia hungareze ndaloi në momentin e fundit zhvillimin e një manifestimi pro kancelares gjermane, Angela Merkel si edhe kundër qeverisë së kryeministrit Viktor Orban, manifestim që do të duhej të zhvillohej sot pasdite përpara universitetit ku kancelarja do të merrte edhe një titull "honoris causa".
Sheshi përballë universitetit u bllokua nga policia dhe manifestuesit arritën të mblidheshin vetëm përreth tij.
Megjithatë, disa dhjetëra demonstrues protestuan kundër qeverisë aktuale të kryeministrit Orban.
"Jemi evropianë dhe jo shërbëtorë të Orbanit", ishte sllogani i manifestimit të organizuar nga lëvizja "Most mi" (Tani vijmë ne - shën. përkth.).
"Gjermania nuk do të dërgojë armë për Ukrainën, pasi ne jemi për zgjidhje diplomatike të konfliktit mes Kievit dhe separatistëve,,, deklaroi sot në Budapest kancelarja gjermane, Angela Merkel./ a.jor.