U shua në moshën 93-vjeçare presidenti i parë i zgjedhjeve demokratike në Hungari, Arpad Goncz.
Lajmi fillimisht u bë i ditur nga agjencia e lajmeve hungareze MTI ndërsa cdo agjenci lajmesh më vonë raportoi vdekjen e Goncz.
Një figurë e shquar që ka qënë në krye të presidencës së hungarisë gjatë vitit 1990 deri në vitin 2000.
Për agjencinë e lajmeve Reuters ish-lideri demokrat Gabor Kuncze ka thënë se Goncz ka përfaqësuar hungarinë në dy epoka.
"Goncz ishte në gjendje për të përfaqësuar Hungarinë në dy epoka: Së pari, revolucionin në vitin 1956 si dhe së dyti kontributin që ka dhënë në vitet 1990 për një Hungari demokratike”,tha Kuncze.
Për dy mandate Goncz qëndroi në krye të Presidencës duke e kthyer Hungarinë në një ekonomi tregu si dhe ishte një kontributor i madh i anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Shkrimtar i njohur Arpad Goncz vdiq i rrethuar nga anëtarë të familjes së tij. Ai ishte i martuar me Kinga Goncz, ish-ministren e Jashtme hungareze, me të cilën pati katër fëmijë.
Goncz ka dëshmuar se vinte nga një familje shumë e varfër pasi gjatë ceremonisë së dasmës ai ka marrë hua një xhaketë dhe një palë pantallona.
Arpad Goncz, ka kaluar një jetë të vështirë pasi në vitin 1956 është burgosur nga sistemi komunist hungarez.
Një vit më vonë Goncz u dënua me vjekje por i shpëtoi ekzekutimit falë një amistie në vitin 1963.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com