Temperaturat ekstreme po detyrojnë gjithnjë e më shumë vende europiane të marrin masa për të kursyer energjinë. Rumania dhe Hungaria kanë nisur të fikin ndriçimin në kryeqytetet e tyre, pasi vala e të nxehtit po e vendos rrjetin elektrik nën presion.
Në Bukuresht, autoritetet kanë ulur me një të tretën intensitetin e ndriçimit rrugor gjatë natës, ndërsa është fikur edhe ndriçimi i ndërtesave historike dhe muzeve. Masa të ngjashme po zbatohen edhe në qytete të tjera të vendit për të kufizuar konsumin e energjisë elektrike.
Ce măsuri a luat Primăria București pentru reducerea de energie electrică https://t.co/9YcTSej1H9 pic.twitter.com/WlOh2OStIq
— RevistaBiz (@RevistaBiz) August 5, 2026
Kryeministri rumun Ilie Boloian bëri të ditur se qeveria po përgatit kuadrin ligjor që i lejon operatorit të rrjetit elektrik, Transelectrica, të kufizojë gradualisht furnizimin me energji për konsumatorët industrialë, me një njoftim 24 orë përpara, nëse situata e kërkon. Ai sqaroi se familjet, spitalet dhe institucionet e tjera kyçe nuk do të preken nga këto masa. Sipas Boloian, aktualisht nuk ka nevojë për kufizime ndaj industrisë, por është e rëndësishme që mekanizmi të jetë gati në rast përkeqësimi të situatës, raportoi Reuters.
'Bring back Orban... and Russian energy!' - Budapest goes DARK as locals turned off by Magyar over historic Paks shutdown
— Viory Video (@vioryvideo) August 3, 2026
'For 16 years, the Orban government has solved everything in the world [...] He should be put back there, and he would solve everything,' a resident said… pic.twitter.com/EilGrXSo0L
Edhe Hungaria ka ndërmarrë masa të ngjashme. Qeveria ka fikur ndriçimin dekorativ dhe çdo ndriçim jo thelbësor në institucionet shtetërore, përfshirë Parlamentin, pjesën më të madhe të Kështjellës së Budës dhe Urën e Zinxhirit, për të ulur konsumin e energjisë.
Presioni mbi sistemin energjetik hungarez është shtuar edhe nga niveli rekord i ulët i ujit në lumin Danub. Për shkak se centrali i vetëm bërthamor i vendit përdor ujin e lumit për ftohje, funksionimi i tij është kufizuar ndjeshëm, duke e afruar kapacitetin e furnizimit me energji elektrike pranë kufirit të tij.











Komente
Komento