Hungaria merr presidencën e BE-së më 1 korrik! ‘Make Europe Great Again’, Orban: Fokusi tek emigracioni

Një anëtare rebele e Unionit Europian, siç është cilësuar Hungaria, që ka patur jo pak përplasje me Brukselin dhe zyrtarët e lartë të BE-së, do të marrë nga 1 korriku presidencën 6-mujore të BE. Sipas asaj që ka deklaruar vetë kryeministri Hungarez Viktor Orban për mediat gjermane, cështja e emigracionit pritet të kthehet në një prej temave kyçe gjatë drejtimit presidencës europiane.

Orban ka sjellë në vëmendje një politikë të zbatuar nga Hungaria, që aplikimet për azil të vlerësohen në shtetet e treta, e si shembull përmendi ambasadën hungareze në kryeqytetin serb Beograd, para se aplikuesve t’u jepet drita jeshile për të hyrë në territorin hungarez. Në pritje për të marrë stafetën e Presidencës së Këshillit të BE-së, nga Belgjika që e drejtoi për 6 muaj, Hungaria prezantoi këtë javë edhe një slogan zyrtar me të njëjtat nuanca si ato të presidentit Donald Trump,  “Make Europe Great Again", ose “Ta bëjmë Europën sërish madhështore”.

Kryeministri ultranacionalist dhe populist i Hungarisë, Viktor Orban është njohur si një aleat i ngushtë i ish-presidentit amerikan Trump, dhe njëherazi si lideri më euroskeptik në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, përmes ministrit për çështjet e BE Janos Boka, Orban u zotua se Hungaria do të punojë në mënyrë produktive. "Si presidencë ne do të jemi ndërmjetësës të ndershëm dhe do të bashkëpunojmë me besnikëri me të gjitha shtetet anëtare dhe institucionet”, është shprehur Boka gjatë një konference për shtyp. Budapesti shpesh ka venë veton në votime kyçe, duke u bërë pengesë, ndonëse të gjithë të tjerët ishin gati të merrnin vendime. Për shkak të cënimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit Hungaria nuk arriti të merrtë fondet nga BE që arrinin në  miliarda euro, shuma të cilat u zhbllokuan vetëm pas përmbushjes së disa reformave.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?