Hungaria nuk planifikon të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO javën e ardhshme
Parlamenti hungarez ratifikon anëtarësimin e Finlandës në NATO (27 mars)
Parlamenti i Hungarisë nuk do të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO para pushimeve të verës. Kjo për faktin se çështja nuk është përfshirë në agjendën e javës së ardhshme.
Mediat hungareze raportojnë se parlamenti, ku është shumicë partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, do të shtyjë edhe më tej votimin duke shkaktuar përkeqësimin e raporteve me Suedinë.
Nga ana tjetër ministria e Jashtme suedeze nuk i është përgjigjur kërkesës së mediave të huaja për të komentuar mbi ngjarjen.
Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politika shumëvjeçare e mosangazhimit ushtarak pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Të dyja shtetet kërkuan siguri më të madhe duke shprehur dëshirën që t’i bashkohen NATO-s. Finlanda u bë anëtare e aleancës në prill, por procesi për Suedinë ka qenë më i ngadalshëm.
Suedia po kërkon që t’i bashkohet aleancës gjatë samitit të 11 dhe 12 korrikut. Përderisa Stokholmi ka mbështetje nga shtetet e tjera anëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Hungaria deri më tani nuk kanë ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.
Me procesin e ratifikimit të bllokuar në Parlamentin hungarez që nga korriku i vitit të kaluar, Orban në shkurt për herë të parë shprehu shqetësimet lidhur me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Ai ka akuzuar të dyja shtetet se po “përhapin gënjeshtra” lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit në Hungari, edhe pse ligjvënësit hungarezë në fund të marsit ratifikuan pranimin e Finlandës në aleancë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
0%
-
Pak
0%
-
Aspak
100%
Vota total: 1
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD
21 Janar, 12:26
-
Thoma Gëllçi: Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë
19 Janar, 22:32
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20
-
NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë
14 Janar, 19:03
-
EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar në Kosovë
14 Janar, 15:36
-
Biden: Amerika 'u bë më e fortë' falë politikës sonë të jashtme
14 Janar, 15:25