Projekti “Nabucco” synon të sjellë gaz nga rajoni i Kaspikut dhe ndoshta vendet e Lindjes së Mesme.Gazsjellësi i gjatë 3.900 kilometra kap hapësirën nga kufiri gjeorgjian deri në Austri, duke partashikuar të përcjellë rreth 31 miliardë metra kub gaz në vit.Por, pas disa viteve të diskutimeve dhe konferencave ndërkombëtare ndërtimi ende nuk ka filluar dhe përfaqësues të “Nabuccos” nuk kanë nënshkruar ndonjë kontratë me vendet e mundshme furnizuese.
Projekti rival i Rusisë – South Stream - do të percjelle dy herë më shumë gaz sesa “Nabucco” dhe ndërtimit i tij, pritet të nisë në fund të këtij viti.