Denada Xhafa është 34 vjeçe me profesion mësuese. Prej vitesh ajo nuk e ushtron profesionin e saj pasi jeta e saj mori një tjetër rrjedhë. Në vitin 2011 ajo zbulon se vuan nga një sëmundje e rrallë që quhet Fibrimalgji, që prek vetëm 2% të popullsisë. Në këto moment fillon dhe kalvari i vuajtjeve të saj.
"Unë jam diagnostifikuar me fibromialgji në spitalin “Hygeia”, në datën 11.14.2011, nga Doktor Kristi Mocka. Më pas jam ndjekur nga mjek tjetër amerikan, në një klinikë tjetër private. Po në vitin 2017, unë shkoj te spitali “Hygeia”, për një konsultë rematologjike me mjekun aktual, sepse mjeku kishte ndryshuar te “Hygeia”, tregon për Report Tv Denada Xhafa.
Denada shkëput marrëdhënien me punën dhe për vite me rradhë ka marrë trajtim mjekësor. Vitin e kaluar, për shkak se duhet të merrte diferencat nga shteti dhe për të përfituar statusin e invalidit të plotë, Denada kërkon kartelën mjekësore në spitalin Hygeia, ku kishte kryer dhe gjithë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor në vitin 2011, por kartela nuk ekzistonte më.
“Pasi mbarova konsultën rematologjike kërkova dhe dokumentin për të cilin kisha kryer ekzaminimin në datën 11.04.2011. Shefja operacionale Eda Vako, së bashku me drejtorin e këtij spitali, më thanë që ne kemi humbur kartelën tënde të këtij viti, por do të japim këtë vërtetimin, më treguan gjithë analizat laboratorike sëbashku me ekzaminimet.
Ekzaminimin me mjekun që ishte ndryshuar, është i datës 13.03.2017, është pikërisht këtu. Ndërsa unë kërkoj po të njëjtën ekzaminim po të datës 11.04.2011. Unë u them këtyre që meqë e keni humbur atëherë ma jepni me shkrim përgjigjen dhe e mbyllim. Këta të fundit më thonë që ne nuk e japim me shkrim, edhe pse unë kam paguar për këto”, tregon ajo më tej.
Denada i drejtohet Komisionit për Të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, i cili i konstaton mangësi sa i përket afatit të mbajtjes së të dhënave personale në këtë spital. Gjithashtu bën përgjegjës spitalin për mosmarrjen e masave të nevojshme për sigurinë e të dhënave personale të pacientëve.
Pas gjithë këtyre përgjigjeve që kishte marrë në insitucionet ku kishte trokitur, Denada i drejtohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë dhe merr përgjigjen se spitali nuk ka kryer vepër penale dhe për këtë çështje ka mbyllur hetimet.
“Zonja Deniona Katro, nuk e di se sa e ka lexuar, por ajo thotë që unë e kam lexuar dhe që për të nuk përbën vepër penale. Në letrën që ka dërguar prokurorja thuhet se nuk i japin me shkrim as që ka humbur kartela mjekësore, e citon vetë prokurorja se ky është thelbi i problemit tim.
Prokurorja më thotë se me rastin konkret nuk ndodhemi para ndonjë figure të ndonjë vepre penale të parashikuara në dispozitat e kodit penal dhe thotë që pushohet çështja dhe nuk ka nevojë të procedohet si vepër penale, mund ta çosh problemin në Gjykatë, në kundërshtim të vendimit tim”, shprehet ajo.
Por Denada, e vendosur t’i shkojë deri në fund, çështjen e ka çuar në Gjykatë e Apelit, nga ku pritet të ketë seancën e parë në datë 5 shkurt.
Spitali Hygea ka nje staf te papergjegjshem mjekesh qe nuk te japin asnje shpjegim.Turp per Leonard Solis qe e drejton ate spital di vetem te rrjepi popullin me ato tarifa si ne Londer.Kam operuar nenen time nuk ngela fare e kenaqur...
Përgjigju