Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka konfirmuar për Gazetën Express se Bashkimi Evropian ka marrë disa masa për Kosovën për shkak të mos marrjes së veprime për de-eskalim të situatës në Veri të Kosovës.
Bëhet me dije se është pezulluar përkohësisht puna në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, gjithashtu Kosova nuk do të ftohet në takimet të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen.
Ndërkohë takimet që s’do të pezullohen janë ato që janë të fokusuara në adresimin e Kosovës në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka zëdhënësi i BE-së.
Gjithashtu ka konfirmuar se program i fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 janë suspenduar. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), siç ka konfirmuar ky zëdhënës i BE-së, s’janë dorëzuar fare për shqyrtim në Bordin e WBIF në takimin e mbajtur më 29 dhe 30 qershor.
“Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e WBIF më 29-30 qershor”, ka thënë ky zëdhënës.
Për këto masa BE-ja ka njoftuar institucionet e Republikës së Kosovës më 28 qershor, ka konfirmuar ky zëdhënës i BE-së
Hyrjen në fuqi të këtyre masave e ka konfirmuar dje menjëherë Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhiley, kur ka treguar se Kosova s’është përfshirë në ndarjen e një fondi 2.1 miliardë euro që është mirtaur dje nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).
Ky zëdhënës i BE-së, ka sqaruar se masat e vendosura ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimet për de-eskalim që mund të merren nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti”, thuhet nga zëdhënësi.
Ndërkohë thuhet se Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër edhe përmbushjen e kërkesave të Brukselit zyrtar nga Serbia, dhe se janë të gatshëm që të marrin masa nëse s’do të ndodh një gjë e tillë.
“BE-ja po monitoron gjithashtu nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga Serbia dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes”, kanë deklaruar nga BE-ja.
Ky zëdhëns i BE-së ka thënë se situata në veri të Kosovës është duke e shqetësuar në mënyrë serioze BE-në, siç është shprehur edhe nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borell më 3 qershor në emër të 27 shteteve anëtare./ Express
O Albin o Putin mos e kruaj shime me Ameriken dhe BE sepse ata te cojne atje ku ke dale.
PërgjigjuMe Kurtin ne krye. " nuk keni pare gje akoma "
Përgjigjupo ndonje mase per serbine ,apo lere ce deshe
PërgjigjuEshte zyra e Borrell- Lajçakut, duke shtuar edhe presidencen e radhes te spanjolleve, qe te paren gje qe bene sa moren presidencen,thane qe "nuk ndryshojme qendrim mbi Kosoven" Ne smund te bejme asgje tjeter veç se te pergezojme Borrelin e "fidon" e tij Lajcak, ata vazhdojne te punojne me shume zell ne trasformimin e ujkut ne qengj. Ketyre te dyve nuk mund tu thuash as qe jane ipokrite as demagoge, asgje, perkundrazi, jane shume koerente, sepse nuk po bejne asgje tjeter veç se po çojne para politikat e jashteme te vendeve te tyre nepermjet BE-se, natyrisht ne heshtje absolute te saj !!!