Jemi në dimër/ Në Tiranë sot u shënua -1 gradë, dielli i lë pas vendin shiut! Nesër bora pritet të zbardhë malin e Dajtit

Tirane- Pasi vjeshta na përkëdheli me temperatura më të ngrohta se vitet e tjera tashmë kemi hyrë zyrtarisht në dimër. Mëngjesi i sotëm (27 nentor 2023) ka regjistruar temperaturat më të ulëta. Në Tiranë sot në mëngjes u shënua -1 gradë Celcius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 10 gradë na informoi  Anira Gjoni, eksperte e Institutit te Gjeoshkencave (IGJEO) sot paradite në një intervistë për Report Tv.

Dita e sotme me diell por me temperatura të ulëta pritet ti lërë radhën reshjeve

“Nesër rikthehen reshjet në formën e shiut dhe të borës. Nga dita e nesërme e përgjatë javës do të jetë rritje graduale e temperaturave në vlera minimale 9 –8 gradë celcius. Të martën dhe të mërkurën Tirana do të ketë reshje shiu ndërsa në Malin e Dajtit do të jenë në formën e reshjeve të borës” thotë Gjoni për Report Tv.

Ndërkohë të enjten reshjet do të jenë më të dobëta ndërsa të premten pritet të ketë sërish diell, për ti lënë radhën reshjeve të shiut në fundjavë.

Shkodra do të karakterizohet nga reshje intensive shiu që do të krijojnë dhe probleme me përmbytje urbane si dhe fryrjen e përrejve që vijnë nga mali.

Anira Gjoni për Report Tv tregoi se muaji tetor dhe nëntori që për pak ditë lëmë pas ka shënuar temperatura rekord të ngrohta, ndryshe nga vitet e tjera kur nëntori karakterizohet nga reshje të dendura shiu por dhe në formën e borës. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020