Temperatura të acarta kanë përfshirë Dibrën. Termometri gjatë natës ka shënuar vlerat më të ulëta -13°. Në akset rrugore kombëtare nuk ka më dëborë por ka prezencë të akullit, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes dhe të përdorin mjetet antirrëshqitëse.
Rruga e Arbrit është e kalueshme, por ka prezencë të akullit në orët e para të mëngjesit dhe të darkës. Mbrëmë është bllokuar sërish për më shumë se një orë, tek Hani, për shkak të ngricave. Prezencë të akullit ka edhe tek pishat e Bulqizës edhe pse rruga është kriposur.
Aksi Peshkopi - Kukës ka prezencë të akullit nga Sllova deri në Vasie, ndaj në orët e para të mëngjesit dhe të darkës duhet të përdoren zinxhirët.
Rrugët e njësive administrative janë hapur, po punohet për rrugën e Lurës, mjetet e bashkisë kanë nisur hapjen e rrugëve të fshatrave. Energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të territorit, por ka ende njësi administrative dhe fshatra pa energji. Prej dy ditësh kanë punuar 6 grupe të OSHE dhe OST, në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe 3 grupe nga Kavaja dhe Durrësi, për të përshpejtuar riparimin e defekteve të shkaktuar nga moti i keq. Mbrëmjen e djeshme është rikthyer energjia në qytetin e Bulqizës, por ka ende disa njësi administrative pa energji.
Fatmirësisht nga zonat e thella nuk ka pasur thirrje për emergjenca shëndetësore në 24 orët e fundit.
Lajmi kryesor:
Reshjet e borës ia lënë radhën ngricave, në Dibër shënohet temperatura -13° C! Hapet bypass i Qafë-Murrizës në rrugën e Arbrit
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1746
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ulja e temperaturave, uji i ngrirë krijon kristale akulli në Dibër! Ngrica edhe në segmentin e Rrugës së Arbrit (VIDEO)
24 Nëntor, 11:37
-
Ikin rrebeshet, fundjava sjell ulje temperaturash! Në zonat malore reshje bore
23 Nëntor, 07:24
-
Moti i keq në Dibër/ Vërshimi i ujërave dhe rrëshqitje dherash në Bypass-in e ‘Rrugës së Arbrit’, qarkullim me vështirësi i mjeteve
22 Nëntor, 19:56
-
Aksident në aksin Ura e Çerenecit-Ostren, 1 i vdekur 2 të plagosur
22 Nëntor, 16:57
-
VIDEOLAJM/ Erërat dhe stuhitë prishin çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë
22 Nëntor, 16:24
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Mos harroni çadrat, sot reshje shiu dhe rrebeshe në gjithë vendin
22 Nëntor, 07:16
-
Moti i keq/ Disa fshatra në Bulqizë pa energji elektrike! Në rrugën e Arbrit në fshatin Kajmak rrëshqitje gurësh
21 Nëntor, 08:59
-
Zgjedhjet 2025/ PS ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe, Blendi Gonxhja ikën nga Dibra vjen në Kombinat! Emri kush pritet ta zëvendësojë
20 Nëntor, 18:17
-
Mos harroni çadrat, sot reshje shiu dhe rrebeshe në gjithë vendin
20 Nëntor, 07:20
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo
19 Nëntor, 15:26
-
Dibër/ Parandalohet ngjarja kriminale, arrestohet 20-vjeçari me kallashnikov dhe municione luftarake në makinë
17 Nëntor, 11:15