Ka hyrë në fletoren zyrtare projektligji i ndryshuar për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat. Një nga ndryshimet thelbësore që pësoi ky ligj është mospranimi i asnjë oferte të pakërkuar për projektet infrastrukturore, duke nisur nga data 1 tetor 2019. Ky ndryshim vjen pas kritikave të vazhdueshme si nga institucionet ndërkombëtare ashtu edhe nga ato vendase, për riskun e lartë fiskal që mbartin këto koncesionet.
Tashmë oferta e pakërkuar do të pranohet vetëm për ndërtimin e porteve, aeroporteve si dhe në sektorin energjetik. Po ashtu projektligji i ri i shton kompetencat ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për një kontroll më të madh mbi kontratat koncesionare, si dhe do të hiqen bonuset prej 10 pikësh për kompanitë garuese për projektet e ndryshme. Ky projektligj është kontestuar shumë pasi u zvarrit më shumë se tre muaj më pas u miratuar në Kuvend, si dhe pësoi edhe ndryshime të tjera.
Ministria e Financave vendosi të shtyj për në 1 tetor afatin për të mos pranuar oferta të pakërkuara, ndërkohë që data e përcaktuar ishte 1 korriku i këtij viti. Kjo ishte edhe një nga arsyet që dha kreu i shtetit Ilir Meta, për kthimin e këtij ligji për rishqyrtim. Pavarësisht agumentave të presidentit, mazhoranca la përsëri në fuqi projektligjin, që miratoi në seancën e fundit parlamentare në sezonin e kaluar.
Pse u la per te hyre ne fuqi ne tetor ligji mbi prokurimet ?Apo duheshin dhene me PPP dy rruget qe sjane aq te domosdishme sic jane ajo e Arberit dhe Katdhiq -Delvine .
Përgjigju