TIRANE- Ligji i ri për armët, në të cilin parashikohet marrja e lejes së mbajtjes si dhe rinovimi i licencave që nisin nga armët e gjahut e deri te ato të zjarrit tashmë ka hyrë në fuqi. Drafti i miratuar në Kuvend u botua dje në Fletoren Zyrtare, ndërsa autoritetet do të nisin zbatimin e procedurave të reja mbi liberalizimin e tregut. Sipas ligjit thuhet se për autorizimet për armët e gjahut apo sportive do të jepen për të gjithë personat, profesionist apo amator, të cilët ushtrojnë sportin e gjahut.