TIRANW- Pa zhurmë dhe debate, Kuvendi ka miratuar nismën ligjore të propozuar nga qeveria për heqjen e detyrimit të pagimit taksës së infrastrukturës për ndërtimet pa leje në proces legalizimi. Ndryshimet ligjore nga sot do të jenë në fuqi. Në ligjin e taksave vendore të mëparshëm saktësohej se asnjë person nuk mund të merrte lejen e legalizimit nëse nuk paguante taksën e ndikimit në infrastrukturë, por tashmë me ndryshimet e pësuara leja mund të përfitohet pa qenë e nevojshme pagesa e taksës.
Konkretisht është shfuqizuar fjalia e dytë e pikës së tretë në nenin 27 të ligjit për taksat vendore ku thuhej, “Leja e legalizimit lëshohet vetëm pasi të jetë vërtetuar pagesa e taksës nga taksapaguesi”. Tashmë kjo fjali është shfuqizuar. Në argumentin e dhënë nga deputetet pohohej se vetëm për shkak të kësaj takse të vënë si kusht ka rënë me 3 fish numri i lejeve të legalizimit të dhëna. Vendosja e pagesës së taksës si detyrim për procedurat e legalizimit u vendos në ligj në vitin 2018, dhe tashmë dy vite më pas ligji ndryshohet, pasi shkaktoi probleme.
Tashmë me ndryshimin e ri legalizimi do të mund të merret edhe pa e paguar detyrimin që të takon. Por nga ana tjetër mbetet përsëri në fuqi niveli i taksës që duhet paguar për ndërtesat, që janë në proces legalizimi, në nivelin e 0.5%.
Mirëpo një raport i KLSH hedh dyshime mbi zbatimin e ligjit në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Sipas auditimit të kryer për vitet 2016-2019 janë dhënë 5585 legalizime për ndërtime pa leje, të gjitha në shkelje ligjore.
Parregullsia më e madhe që ngrihet në auditim është mos-pagesa e taksës së infrastrukturës nga subjekti, edhe pse ishte detyrim ligjor. Sipas auditimit vetëm nga shkelja e këtij kriteri nga Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana Rurale 1 dhe 2 buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 281,8 milionë lekësh.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8773
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
-
Refuzuan të paguajnë karriget e djegura, Kuvendi u mban pagën Bardhit, Nokës, Nallbatit e Hotit! Ja sa lekë u morën 4 deputetëve të PD (DOKUMENTI)
7 Janar, 16:00
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor 2024, 18:31
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindje: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor 2024, 17:48
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor 2024, 12:35
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor 2024, 13:11
-
Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
21 Dhjetor 2024, 09:56
-
Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit
20 Dhjetor 2024, 17:44
-
Deklarata e përbashkët e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri: Dënohen sulmet në veri, thirrje Serbisë t’i dorëzojë autorët
20 Dhjetor 2024, 16:58
-
Shqipëri-Kosovë një Kuvend, Rama: Pezmatimi i aleatëve po pengon! 'Ngrini' dialogun me Serbinë, normalizimin synojeni me BE! Osmani: Të unifikojmë politikën e jashtme
20 Dhjetor 2024, 07:28
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
Te hengert mortja edi rama,,ato duhen shembur te gjitha ..ky idiot i legalizon...legalizon shemtiren...
PërgjigjuKetyre legalizimeve te ndertimeve pa leje ,shteti do ja shoje pasojat me vone,si rrufeve qe vetem me vone ua degjon bubullimen.C'para te madhe ka per te paguar shteti ne gjyqet nderkombetare te demshperblimeve!Ketu do jemi.
Përgjigju