Ka hyrë në fuqi skema e re e investimeve në bujqësi që parashikon dhënien e 5 milionë eurove për fermerët në formë granti. Sipas vendimi, të gjithë fermerët që do mbjellin mbi 1 hektar me perime apo fruta do marrin 50% grant për rrjetat antibreshër. Kjo mbështetje do të jepet deri në 5 hektar të mbjella dhe jo më shumë se 1.5 milionë lekë për hektar.
Të gjithë ata fermerë që do të investojnë në sera diellore me sipërfaqe nga 200 metër deri në 2 hektar dhe do të përfshijnë edhe sistemin e ujitjes, do të marrin gjithashtu 50% grant nga buxheti i shtetit, por jo më shumë se 15 milion lekë për prodhimin e perimeve, ose 8 milionë lekë hektari për prodhimin e rrushit dhe deri 4 milionë lekë financim për një hektar për prodhimin e luleshtrydheve.
Gjysma e investimit në stalla për mbarështimin e kafshëve dhe rritje të stabilimenteve do të mbulohet nga shteti, por nuk do të jepen më shumë se 15 milionë lekë për subjekt. Për të përfituar fermerët duhet të kenë mbi 10 lopë, ose mbi 10 dosa, apo mbi 100 krerë të imta e deri tek ata që kanë mbi 10 mijë shpendë.
Ndërsa për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale bazuar në faturat tatimore do të jepen në formë granti jo më shumë 5 milionë lekë. Kurse në sektorin e peshkimit vlera e grantit do të jetë deri 20 milionë lekë.
Aplikimet e fermerëve do të nisin më 1 tetor dhe do mbyllen në nëntor, dhe 30% e vlerës së financimit mund të jepet që këtë vit për fituesit. Synimi i skemës është rritja e prodhimit vendas, jo vetëm në bujqësi e blegtori por edhe peshkim, deri në 20% sipas Ministrisë së Bujqësisë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
40.8%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 8014
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sëmundja ‘pesta amerikane’ shfaros kolonitë e bletëve! Bletërritësi: Autoriteti i Veterinarisë asnjë ndihmë për kurimin! Ligji i bletarisë veç në letër
12 Shkurt, 08:47
-
Skema e Arben Ahmetajt dëmtoi bujqësinë, Braçe merr me vete edhe opozitën për të ndryshuar rimbursimin e TVSH-së
11 Shkurt, 16:18
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj: Do t’i ndihmojë shumë fermerët, bankat frikësohen të japin kredi, pasi shihet sektor me risk
7 Shkurt, 14:15
-
Denaj: Me garancinë sovrane rrisim mundësinë e financimit për sektorin e bujqësisë
6 Shkurt, 15:35
-
‘Inflacioni vijon rënien’, BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 2.75%! Sejko: Tensionet tregtare të huaja, rrezik për ekonominë
5 Shkurt, 17:05
-
Përmbytjet në Durrës: PD: Kallëzim penal në SPAK zv/kryeministres Balluku dhe kryebashkiakes Sako, u shpërdoruan fondet! Dëmi i shkaktuar 10 mln euro
2 Shkurt, 15:40
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
PL: Bujqësia është kthyer në sektor inekzistent
19 Janar, 13:37
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Bujqësia e nis vitin në rënie! Ekspertët: Duhet bankë shtetërore për fondet dhe kreditë për sektorin
7 Janar, 15:52