Hyn në fuqi ulja e çmimit të energjisë, tarifimi për konsumin deri 700 kWh në muaj dhe mbi këtë masë! Zbritja reflektohet në faturat që paguhen në mars

Data 1 shkurt shënon hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, teksa ulja e tarifave do të reflektohet te fatuarat që do të paguhen në muajin mars.

Sipas tarifave të reja familjet që konsumojnë  deri në 700 kWh në muaj do ta paguajnë energjinë me 8.5 lekë/kWh, pa TVSH.

Ndërkohë që, për familjet me konsum nga 701 kWh në muaj e më tej nuk ka asnjë ndryshim, pasi çmimi do të vijojë të jetë 9.5 lekë/kWh, pa TVSH.

Sipas përllogaritjeve, nga skema e re e tarifimit përfitojnë familjet që aktualisht kanë fatura energjie deri në 8 mijë lekë në muaj, të cilët për të njëjtën sasi energjie të konsumuar do të paguajnë rreth 10.5% më pak.

Sfidë mbetet faturimi mujor, në mënyrë që qytetarët të mos penalizohen, në rast të leximit të vonuar dhe kalimit të pragut prej 700 kWh.

Pak ditë më parë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri me dije se është hartuar një plan teknik që do të zbatohet me aplikimin e skemës së re të faturimit nga data 1 shkurt.

Një nga masat kryesore që ka ndërmarrë OSHEE Group për garantimin e leximit korrekt, është shtimi me 120 lexues të rinj, duke e çuar në 1000 numrin e punonjësve të leximit të energjisë elektrike në terren.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • EXP RENTAL: 03/02/2025 10:02

    RAMA LEGJEND

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Shkurt, 14:29

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?



×

Lajmi i fundit

Derbi kundër Tiranës në 'Arenën e Demave', Veselinovic: Partizani i prekur nga virozat, stadiumi s'ndikon në futbollin modern

Derbi kundër Tiranës në 'Arenën e Demave', Veselinovic: Partizani i prekur nga virozat, stadiumi s'ndikon në futbollin modern