Hyn në fuqi VKM, 1.1 milionë
euro kompensim për pronarët

TIRANE- Ka hyrë sot në fuqi një Vendim i Këshillit të Ministrave, që përcakton shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në Shkodër, Durrës, Elbasan, Dibër, Vlorë dhe Tiranë.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, do të shpërblehen me këste nga fondi i kompensimit, në varësi të të ardhurave të arkëtuara nga transferimi i parcelave ndërtimore, sipas masës përkatëse që paraqitet në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen prej 9.624.69 m² tokë truall, me vlerë të përgjithshme prej 157.3 milionë lekësh.

Vlera e përgjithshme e shpërblimit do të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, të parashikuar nga ligji nr. 10 239, datë 25.2.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”.

Lista e përfituesve nga kompensimi

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët