Hyri ilegalisht në Itali për të trafikuar drogë, kapet me 46 doza kokainë 21-vjeçari shqiptar! Dëbohet në kohë rekord me avion drejt Tiranës

Hyri ilegalisht në Itali për të trafikuar drogë, kapet me 46 doza kokainë 21-vjeçari shqiptar! Dëbohet në kohë rekord me avion drejt Tiranës

Kokaina e kapur

Itali- Karabinierët e stacionit Marsciano, në Peruxhia të Italisë, njoftuan se arrestuan një 21-vjeçar shqiptar, pa leje qëndrimi, për posedim me qëllim shpërndarje droge.

Sapo pa karabinierët, i riu ka tentuar të arratiset me makinën e tij në zonën e Marsciano, por kur efektivët e rrethuan, është ndaluar dhe i është nënshtruar kontrollit personal dhe të automjetit.

Me vete iu gjetën 46 doza me kokainë, të paketuara në formë veze dhe me një peshë totale 35 gramë. Droga u gjet e fshehur brenda një çante të vogël, të vendosur nën sediljen e shoferit, shkruan “PerugiaToday”.

Në përfundim të hetimeve, 21-vjeçari u shpall i arrestuar (emri i tij nuk u publikua në media) dhe pas verifikimit u urdhërua nga Gjykata e Spoleto (rajoni i Umbrias) edhe dëbimi i menjëhershëm nga territori.

I dyshuari konfirmohet se u riatdhesua më pas me një fluturim për në Shqipëri, kurse droga u sekuestrua.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Neandertalët në Vlorë! Si u gjetën materialet e rëndësishme që ndryshojnë historinë për Shqipërinë

Ekskluzive/ Neandertalët në Vlorë! Si u gjetën materialet e rëndësishme që ndryshojnë historinë për Shqipërinë