Një 29-vjeçar shqiptar, Julian Shkambi është dënuar me tre vjet e gjysmë burg pasi shkaktoi një aksident fatal në Britaninë e Madhe. Shkambi, nga Clarendon Road, Luton, u paraqit në “Northampton Crown Court” të hënën, më 9 janar, pasi u deklarua fajtor për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm i mjetit.
Përplasja fatale ndodhi në bypass-in A45 në Flore rreth orës 22:55 të së hënës, 3 tetor, kur makina me të cilën po udhëtonte i riu, me dy pasagjerë meshkuj po lëvizte drejt jugut drejt Northampton.
I riu shqiptar duke besuar se rruga ishte me dy karrexhata, kaloi në anën e kundërt të karrexhatës, por pak më vonë automjeti i Shkambit u përplas 'kokë më kokë' me një mjet tip "Ford Fiesta".
Shoferi i Fordit, një burrë rreth të 40 pësoi lëndime të rënda dhe ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 29-vjeçari dhe 2 pasagjerët e tjerë nuk pësuan lëndime.
29-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021 dhe nuk zotëronte leje drejtimi në këtë shtet. Shkambi u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg. Ai u skualifikua nga drejtimi i mjetit për pesë vjet të tjera,po ashtu mund të përballet me dëbimin.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krujë/ Automjeti përplas për vdekje këmbësorin 36-vjeçar në fshatin Thumanë
17 Shkurt, 20:45
-
Roskovec/ Dy makina ‘Benz’ përplasen me njëra-tjetrën, plagosen drejtuesit, vdes edhe një çoban! Po kalonte rrugën me një tufë me dele (EMRAT)
17 Shkurt, 18:57
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41
-
Gjirokastër/ Kamioni i ushtrisë përplaset me një makinë, humbin jetën 2 persona (VIDEO)
17 Shkurt, 14:46
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë një vajzë! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit
16 Shkurt, 16:26
-
Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë shqiptari, në gjendje të rëndë kunati
13 Shkurt, 14:01
-
Aksidenti i djeshëm në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit! Po trajtohej te Trauma
13 Shkurt, 09:14
-
Lezhë/ Përplasja e motorëve në Dragushë, ndërron jetë një nga drejtuesit, ishte këngëtar (EMRI)
13 Shkurt, 08:50
-
Rrëfimi i 38-vjeçares britanike: Burri im shqiptar më ‘magjepsi’, por më përdori vetëm për letrat
8 Shkurt, 15:59
-
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Lezhë-Laç, plagosen dy persona, mes tyre një grua! Superstrada bllokohet për një orë nga trafiku (VIDEO)
8 Shkurt, 15:52
-
Durrës/ Mjeti përplas të moshuarin me motoçikletë në rrugë, dërgohet i plagosur drejt spitalit (VIDEO)
8 Shkurt, 15:25