Ukrainasi e rusët e ‘spiunazhit’ në liri, nuk largohen dot në Atdhe! Ukrainasi: Dua makinën të largohem, mu bllokua pasaporta

Ukrainasi dhe dy rusët e arrestuar prej gushtit të 2022-shit me dyshimin për spiunazh, lanë qelinë e paraburgimit pas 9 muajsh, por megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mund të largohet nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve.

Të enjten Gjykata e Elbasanit e liroi, pasi kaloi më shumë se 9 muaj qeli, duke shkelur afatet e paraburgimit. Por edhe sot që është i lirë, në masë detyrimi për paraqitje, ukrainasi Fredir Alpatov, ndihet si në burg.

‘Dua të marr makinën time nuk mund të largohem jashtë vendit për shkak të pasaportës pasi ma kanë bllokuar. Në burg nuk ia kam kaluar shumë mirë pasi unë nuk jam kriminel, kam ardhur këtu si i apasionuar pas vendeve historike, për shembull ish-komuniste dhe ndërtesave të vjetra. Në vende të tjera kur ndërtesat janë të braktisura ti mund të shkosh ti fotografosh dhe vizitosh, por këtu në Shqipëri kjo është problem.’- tha Alpatov.

Bashkë me ukrainasin, të cilin e gjejmë në zyrën e avokatit të tij, Saimir Vishaj për të kërkuar pasaportën, u liruan edhe dy miqtë e tij rusë, Mihail Zorin (arrest shtëpie) dhe Zvetlana Timofeeva (detyrim paraqitje).

Gjykata e Elbasanit liroi dje nga paraburgimi dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, të akuzuar për incidentin në uzinën e armëve në Gramsh vitin e kaluar.

Togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsa të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre. Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi i afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk i ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022.

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov, 25 vjeç mbahen në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfiktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP. 

Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Si ndodhi ngjarja?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?