465 milionë euro kanë shpenzuar në 6 muaj shqiptarët jashtë vendit, një rritje prej rreth 44 milionë eurosh, apo 10%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo, megjithtëse daljet e shtetasve shqiptarë janë ulur 3.8 për qind.  

Ndërkohë, të ardhurat nga turistët arritën në 398 milionë euro në 6 mujorin e parë 2013, me rënie 33 milionë euro, apo 7.5%.

Bilanci hyrje-dalje për 6 mujorin rezultoi negativ me shifrën prej 66 milionë euro, më i larti që nga viti 2004.


Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)