Hysaj: Babai erdhi me gomone në
Itali për të plotësuar ëndrrën time

Hysaj: Babai erdhi me gomone në<br />Itali për të plotësuar ëndrrën time
Paraqitja e mirë edicionin e kaluar, kalimi te Napoli, por edhe historia e mbërritjes në Itali me gomone kanë bërë që shqiptari Elseid Hysaj të kthehet në personazh në vendin fqinj.
 
Shkodrani përmes një interviste për ‘Il Mattino’  rrëfen vuajtjet që ka kaluar ai dhe familja e tij.
 
Gazeta e njohur e nis shkrimin për shqiptarin me problemet në Shkodër dhe pasionin për futbollin.
 
“Vogëlushi Elseid ngrihej në mëngjes për të luajtur në një cep të rrugës, në Shkodër, pasi ëndërronte futbollin.
 
Luante dhe më pas ndihmonte nënën e tij Shpresa dhe tre motrat, ndërkohë që babai në vitin 1996, u nis drejt Italisë me gomonen dhe Elseidi ishte vetëm 2 vjeç.
 
Prej 14 vjetësh ai qëndroi larg të atit dhe kjo e ka bërë që të ndihet i fortë. Ai thotë se nuk ka kurrë frikë” shkruhet në artikull.
 
Vështirësitë e emigrantëve në Itali kohët e fundit, mbrojtësit i kujtojnë ato të viteve ’90 me shqiptarët.
 
“Ata që vinë këtu me anije, e bëjnë nga uria. Është e njëjta gjë që ka ndodhur edhe me ne gjatë viteve ’90” shprehet ai.
 
Kalimi i Adriatikut me gomone, por edhe vuajtjet në Shqipëri ende nuk i janë hequr nga memoria, por kjo e ka bërë më të fortë për të përballuar sfidat.
 
“Bëhesh më i fortë duke sfiduar vdekjen nëpërmjet Adriatikut, ku shqiptarët udhëtonin me një gomone që mbante vetëm 10 persona, por brenda saj ndodheshin 30 të dëshpëruar, pranë njëri-tjetrit dhe dallgët që ngriheshin 6-7 metra. 
 
Bëhesh më i fortë duke ditur se shumë prej tyre nuk ia dolën mbanë”.
 
Por sakrifica e të atit ia vlejti, pasi ia shpërbleu me paraqitjet në fushë dhe tani që ai nuk ka mundësi të punojë, Elseidi shprehet se “Babai nisi që të punonte në ndërtim dhe hapi një kompani të vogël, e cila prej krizës u mbyll pas 20 vitesh.
 
Tani kjo nuk më intereson sepse mendoj unë për babanë tim. Ai mund të rrijë i qetë e të shohë ndeshjet e mia, pasi e meriton”.
 
Në fund nuk kishte si të mungonte edhe një pyetje për idhujt në Itali dhe Shqipëri, por cilët janë ata?
 
“Zanetti, Tare dhe Cana janë idhujt e mi”përfundoi ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?