Hysaj, Bare e Manaj mungojnë ndaj Hungarisë! Reja kritikon arbitrin e sfidës me Poloninë por garanton:  S’kemi “vdekur” ende

Humbja ndaj Polonisë ishte një goditje jo e vogël për Kombëtaren tonë. Kuqezinjtë bënë një pjesë të parë shumë të mirë ndaj një skuadre cilësore të udhëhequr nga një sulmues i klasit botëror si Lewandowski por në fund erdhi humbja 4-1. Mirëpo trajneri Reja dhe futbollistët nuk kanë kohë të qajnë për gabimet e bëra në repartin tonë më të mirë, mbrojtjen pasi sfida e radhës edhe ajo shumë e rëndësishme është tek dera. Të dielën në “Elbasan Arena” Kombëtarja pret Hungarinë një tjetër rival direkt. Trajneri italian është bërë me dhimbje koke pasi të dielën do të mungojnë tre lojtarë formacioni të ndëshkuar me kartona ndaj Polonisë. Ndaj Hungarisë Shqipëria nuk do ketë në dispozicion Elseid Hysajn, Keidi Baren dhe Rey Manajn të pezulluar. Ende nuk dihet nëse edhe Nedim Bajrami do të luajë ndaj hungarezëve. Pas humbjes në Poloni në rrjetet sociale kritikat ndaj teknikut Reja nga tifozët nuk kanë munguar duke kërkuar edhe largimin e tij por italiani kritikon arbitrimin dhe thotë se në grupin I kualifikues të Botërorit skuadra e tij është ende gjallë pra në garë:

"Ende nuk kemi 'vdekur'. Jemi gjallë në garën në grupin tonë kualifikues. Nuk dua të ankohem por arbitrimi ndikoi jo pak me kartonët dhe rastin për penallti të Manajt. Minuta të tëra e dominuam Poloninë dhe duhet të korrigjojmë gabimet në mbrojtje”, tha Reja.

Në dy ndeshje që Shqipëria ka zhvilluar me Hungarinë i ka humbur të dyja. Sfida e grupit I do të gjykohet nga holandezi i njohur Danny Makkelie ndërsa këto ditë Kombëtarja do përgatitet në Durrës. Ndaj Hungaisë në Elbasan do të rikthehen tifozët në kapacitetin 30% të stadiumit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin