Hysaj dhe Kukeli premtojnë:
Shqipëria e vërtetë ndaj Izraelit

Hysaj dhe Kukeli premtojnë:<br />Shqipëria e vërtetë ndaj Izraelit
Kombëtarja ka filluar përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Izraelit në qëndrën e ekipeve Kombëtare në Stamboll.

Ekipi po mundohet të lërë pas humbjen ndaj Luksemburgut që siç thotë edhe Hysaj e ka “vrarë” skuadrën.

Mbrojtësi sqaron se cikli i Kombëtares jo vetëm që nuk ka mbaruar por sapo ka nisur ndërsa shprehet i bindur se De Biasi do vijojë të jetë në krye të skuadrës dhe thotë se kthesa do vijë ndaj Izraelit.

Burim Kukeli në konferencën për shtyp deklaron se këtë ecuri me 5 humbje as vetë futbollistët nuk e kanë pritur por thotë se vendi i tretë është i arritshëm.

Kombëtarja pësoi humbje turpësuese ndaj Luksemburgut në miqësore ndërsa tashmë e gjithë vëmendja është përqëndruar tek takimi i radhës ndaj Izraelit në Haifa.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Vidhet gjatë natës kasaforta e një servis makinash në Përrenjas

Vidhet gjatë natës kasaforta e një servis makinash në Përrenjas