Hysaj drejt La Liga, Atletico Madrid insiston për mbrojtësin shqiptar

Hysaj drejt La Liga, Atletico Madrid insiston për mbrojtësin shqiptar

Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj është kthyer në objektivin kryesor të Atletico Madrid për krahun e djathtë të mbrojtjes. Media spanjolle "AS" raporton se vështirësitë që po has Atletico për të afruar në skuadër Nelson Semedo të Barcelonës kanë detyruar ekipin madrilen që të rikthejë vëmendjen nga mbrojtësi shqiptar i cili nuk është më në planet e trajnerit Ancelotti tek Napoli.

Të kaltrit kanë blerë Di Lorenzon në pozicionin e Hysajt dhe vetë shkodrani e ka deklaruar haptazi se periudha e tij tek Napoli ka përfunduar. Atletico ka kohë që interesohet për Hysajn, por oferta ishte deri në 15 mln euro dhe De Laurentis kërkonte 25 mln euro për Hysajn. Me ardhjen e Sarrit tek Juventusi u mendua që edhe bardhezinjtë të ishin në garë për të marrë shërbimet e Hysajt madje mediat bënë me dije se edhe Manchester United e kërkonte 25 vjeçarin. Megjithatë skuadra e vetme që po këmbëngul dhe e ka seriozisht për të afruar Hysajn është Atletico Madrid.

Për të gjitha këto arsye kërkesa e Napolit për Hysajn mund të ulet dhe oferta e skuadrës së Diego Simeones mund të rritet dhe palët mund të bien dakord për 20 mln euro. Atletico Madrid  insiston dhe Hysaj këtë verë mund të përfundojë nën urdhrat e Simeones në La Liga./Përgatiti Andi Kapxhiu

 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës