Ish-kapiteni i skuadrës së Napolit, Françesko Montervino në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka folur mbi mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.
Sipas tij, Hysaj është një lojtar i mirë por askush nuk do të paguante 50 milionë euro që ta kishte në klubin e tij.
Hysaj është një lojtar i mirë, por vetëm një budalla do të paguante klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh. Ofertat e klubeve të mëdha të përmendura nga agjenti i tij nuk ekzistojnë. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë Napoli të madh.De Laurentis shpreson që të ndodhë. Ofertat e klubeve të mëdha për të cilat flet menaxheri i tij nuk ekzistojnë. Tre milion euro rrogë? Mua më duken të tepruara për një mbrojtës.
Françesko Montervino
Elseid Hysaj ka qenë një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Napolit, ndërsa me mbërritjen e Ançelotit në skuadër mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka hasur disa probleme me aktivizimin e tij.