Hysaj te Napoli, sot takohen
dy presidentët për çmimin

Hysaj te Napoli, sot takohen<br />dy presidentët për çmimin
ITALI - Dy gazetat e njohura sportive në Itali “Corriere dello Sport” dhe "Gazzetta dello Sport", shkruajnë se Elseid Hysaj është shumë pranë kalimit tek Napoli dhe tashmë mbetet për t’u diskutuar çmimi i transferimit.
 
Për këtë çështje pritet që presidenti i Napoli dhe ai i Empolit të takohen për të diskutuar mbi detajet e kësaj marrëveshje. Empoli kërkon 5 milionë euro për mbrojtësin shqiptar, ndërsa Napoli është gati të paguajë 3.5 milionë.

21-vjeçari shihet si zëvendësues perfekt për Christian Magjio dhe Camilo Zuniga. Kalimin e tij të mundshëm tek Napoli e ka komentuar edhe trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, i cili është shprehur për mediet italiane se Hysaj është gati për një ekip të madh.

Bashkë me Hysajn, Napoli kërkon të blejë dhe Saponara dhe Valdifiori, të cilët shpreson t’i marrë për 20 milionë euro së bashku. Hysaj luan prej katër sezonesh me ekipin italian, ndërsa ky është sezoni i parë në Seria A, ku ai ishte pjesë e formacionit të parë në 33 ndeshje. 


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën