Pas fitores 4-2 në miqësoren kundër Jordanisë, për mediet foli Elseid Hysaj. Mbrojtësi vendosi rekord me fanellën e Shqipërisë, pasi me 94 ndeshje bëhet futbollisti me më shumë performanca në Kombëtare. Ai la pas Lorik Canën që ka 93 ndeshje të luajtura.

"Është momenti më i bukur i jetës sime. Jam shumë i lumtur për golat, sepse donim ta fitonim këtë ndeshje. Nuk donim të humbnim, sepse do të ngjante pak keq. Po më vjen momenti edhe mua për të qenë veteran. Është gjithmonë bukur të luash në Kombëtare. Ndjenja është e njëjtë, si fëmijë, si tani. Nuk mund ta vendos unë se sa ndeshje do të luaj. Mund të ndodhin gjëra gjatë rrugës. Kur ta shoh se nuk do të mund të jap më për Kombëtaren do të hap rrugën. Por është ende herët", tha Hysaj.


Lajmi kryesor:

Kombëtarja dhuron spektakël në Tiranë, përmbys 4-2 Jordaninë në miqësore! Broja gol dhe asist, Hoxha e 'bën sefte'! Hysaj rekord