Hyseni: E padrejtë Kosova të mbetet e izolua
-Ministri Hyseni po qëndron për një vizitë në Bruksel- PRISHTINË, 20 Prill /ATSH-Behlul Jashari/.-Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka filluar sot një vizitë dyditore në Bruksel, ku do ketë takime të shumta në Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian. Ai sot është pritur nga Drejtori i Press Klubit të Brukselit (Press Club Brussels-Evrope), […]
Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka filluar sot një vizitë dyditore në Bruksel, ku do ketë takime të shumta në Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian. Ai sot është pritur nga Drejtori i Press Klubit të Brukselit (Press Club Brussels-Evrope), Viktor Sidabras, ku më pastaj u është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve dhe diplomatëve të shumtë në këtë prezantim.
Në prezantimin e tij dhe reagimin ndaj pyetjeve të pranishmëve, ministri Hyseni foli për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, duke u ndalur në veçanti tek luftimi i krimit dhe korrupsionit, luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e rendit dhe sigurisë.
Temë e veçantë në këtë takim me gazetarë dhe diplomat ishte edhe liberalizimi i vizave dhe migrimi i parregullt i qytetarëve të Kosovës.
Edhe kësaj radhe ministri Hyseni nënvizoi se është e padrejtë që Kosova të vazhdojë të mbetet e izoluar nga e drejta e lëvizjes pa viza në zonën Schengen.
Një takim tjetër të gjatë shumë miqësor dhe përmbajtjesor, ministri Hyseni pati në Parlamentin Evropian, ku u prit nga Eurodeputeti Tonino Picula, raportues i PE-së për Bosnjën dhe Kosovën.
Ministri Hyseni falënderoi deputetin Picula dhe Parlamentin Evropian për përkrahjen e fuqishme që i jepet pavarësisë së Kosovës, si dhe integrimit të saj në BE.
Mirënjohje e veçantë iu shpreh në këtë rast Parlamentit Evropian për përkrahjen që ky institucion i jep Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
/atsh/
Sondazhi i ditës:
Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?
-
Po
66.8%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1068
Lajme të tjera
-
Spiropali prezanton kandidatët e 5 bashkive të qarkut Shkodër për zgjedhjet lokale të 14 majit, 3 prej tyre kryetarë aktualë
25 Mars, 21:08
-
Barazimi në Izrael, trajneri i Kosovës: Paraqitje e mirë, s'më pëlqeu rezultati
25 Mars, 21:02
-
Putin zbulon detaje nga takimi me presidentin kinez: E ftova në apartamentin tim, folëm për çështjet globale ndërsa pinim çaj
25 Mars, 20:40
-
Tiranë/ I riu që ktheu motrat në narkomane, shpallet në kërkim një 40-vjeçar! I lidhur me të dyja, u jepte kokainë
25 Mars, 20:22
-
Kokalari: Anëtarët e Rithemelimit preferojnë Metën para demokratëve të thjeshtë! Berisha thelloi copëtimin e PD, bëri pakt me djallin
25 Mars, 20:14
-
Zvicra 'shuplakë' Bjellorusisë, Granit Xhaka shënon dhe asiston në Serbi (GOLAT)
25 Mars, 20:07
-
Qëlluan me armë zjarri para banesës së një personi vetëm se u kërkoi të mos xhironin gomat e makinës, shpallen në kërkim dy adoleshentët në Lezhë (EMRAT)
25 Mars, 19:58
-
VIDEO/ 2 gola në Izrael, Kosova barazon në transfertë! Dardanët i 'ngrin' VAR-i
25 Mars, 19:54
-
Putin: Do të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi
25 Mars, 19:38
-
110 vite nga masakra serbe, memorial përkujtimor në Gjuzaj të Lushnjës! Historiani: Pse në librat e shkollës nuk ka asnjë rresht për këtë ngjarje?
25 Mars, 19:33
-
Një trofe, dy skuadra dhe 18 ndeshje! Ishulli me ligën më e vogël në botën e futbollit
25 Mars, 19:32
-
Macron: Marrëveshja Serbi-Kosovë të zbatohet menjëherë
25 Mars, 19:24