Hyseni: Kosova, pjesë e arkitekturës
globale në luftën ndaj ekstremizmit
Për të biseduar për çështjen e largimit masiv të shtetasve të Kosovës në vendet e Evropës Perëndimore dhe disa probleme të tjera me të cilat përballet vendi, në studion e "Ditarit" ishte i ftuar për një bisedë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili mori pjesë në takimin tre-ditor të organizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi përpjekjet për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm.
Për të biseduar për çështjen e largimit masiv të shtetasve të Kosovës në vendet e Evropës Perëndimore dhe disa probleme të tjera me të cilat përballet vendi, në studion e "Ditarit" ishte i ftuar për një bisedë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili mori pjesë në takimin tre-ditor të organizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi përpjekjet për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm.
Zoti Hyseni tha se Kosova do që të bëhet pjesë e arkitekturës globale në luftën kundër ekstremizimit të dhunshëm dhe se ajo është zotuar për të kontribuuar me resurse humane dhe financiare në luftën kundër terrorizmit.
Ai tha se ka ofruar në takimet në kuadrin e takimit, detaje nga përgatitjet dhe korniza ligjore që ofron Kosova në luftën kundër terrorizimit.
Ministri Hyseni tha se rezultati i Samitit të Uashingtonit është se në fund të fundit, bota e ka kuptuar se ka një konsensus global se fenomeni i ekstremizimit nuk le asnjë vend të botës pa prekur.
Ai tha se në luftrat e Irakut dhe të Sirisë kanë shkuar rreth 300 shtetas të Kosovës, ndërkohë që janë arrestuar 150 vetë: luftëtarë, nxitës dhe rekrutues të ushtarëve për në luftart e huaja.
Zoti Hyseni tha se Kosova do të bashkëpunojë për shkëmbimin e informacionit me SHBA, me Interpolin dhe Europolin. Por shtoi ai, Kosova do ta kishte shumë më të lehtë bashkëpunimin, në se do të ishte anëtare e plotë e Interpolit, e Eurpolit dhe organizmave të tjera ndërkombëtare të policisë dhe sigurisë./VOA/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.8%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.3%
Vota total: 2871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë
4 Gusht, 09:59
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Celibashi: Procesi vijon normalisht në të 36 qendrat e votimit, asnjë problematikë
4 Gusht, 09:43
-
Zgjedhjet në Himarë/ 1200 qytetarë votuan deri në orën 09:00! Ja parashikimi i Zaloshnjes për pjesëmarrjen
4 Gusht, 09:40
-
Paris 2024/ Sot është dita e saj në Olimpiadë, Luiza Gega: Dua të arrij finalen
4 Gusht, 09:36
-
Duart e Putinit në federatën e boksit, me paratë e oligarkut të dënuar Kremlev
4 Gusht, 09:31
-
Zgjedhjet në Himarë/ Fluks dhe në Kapshticë të Korçës, por jo të organizuar
4 Gusht, 09:19
-
VIDEOLAJM/ Zgjedhjet në Himarë, djali i Fredi Belerit pranë një QV si vëzhgues
4 Gusht, 09:14
-
Shifrat që tregojnë se turizmi s'njeh pikiatë, më shumë 1 mln hyrje në “Nënë Tereza” për Korrikun! Rama: Më shumë edhe se për gjithë vitin 2013 (Video)
4 Gusht, 09:02
-
Media britanike 'Wanderlust': Nëntë vendet më të mira për të eksploruar në Shqipëri
4 Gusht, 08:59
-
Himarë fshat, 100 votues me kartë identiteti të skaduar kthehen mbrapsht! Qytetarja: S'mund të më hiqet e drejta e votës! Bollano: S'e lejon ligji
4 Gusht, 08:41
-
SKEDA/ Fredi Beleri që 'tronditi' Himarën, nga arrestimi për shitblerje votash një vend në Parlamentin Europian në Strasburg
4 Gusht, 08:23
-
Konispol/ Zjarr në malin e Saraqinit (VIDEO)
4 Gusht, 08:22