Hyseni me dy emra, i kërkuar
në Kanada për trafik kokaineFOTO/ Jeta në luks e Genci Xhixhës

Hyseni me dy emra, i kërkuar<br />në Kanada për trafik kokaineFOTO/ Jeta në luks e Genci Xhixhës
TIRANE - A1 Report zbardh detaje të reja në lidhje me Ilir Hysenin të konsideruar si personi kyç në trafikun e kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë. 47 vjeçari i arrestuar më 14 Janar në operacionin Xibraka rezulton të përdorë dy identitete, Ilir Hyseni dhe Bali Meta. 

E pikërisht me identitetin Bali Meta shqiptari rezulton i shpallur në kërkim nga autritetet kanadeze për hetime të lidhura me trafik kokaine.

Siç duket edhe nga faqja e Interpol, personi në foto me shtetësi shqiptare me identitetin Bali Meta rezulton në kërkim dhe me shenjën e kuqe të Interpol çka përfaqëson një person të rrezikshëm.

bali meta, interpol me logo

A1 Report mëson edhe një tjetër itinerar që kryenin pjesëtarët e rrjetit të trafikut të kokainës kryenin për transportin e drogës, atë nëpërmjet kontejnerëve. Bëhet fjalë për itinerarin: Ekuador - Izrael - Mali iZi-Durrës,

Ilir Hyseni u arrestua më 14 janar së bashku me 6 shqitparë të tjerë dhe dy kolumbianë, ndërsa informacionet për Hysenin dhe bashkëjetuesen e tij Pranvera Ebeling erdhën nga autoritetet gjermane se këta dy shtetas ishin përfshirë në një rrjet droge.

Ilir Hyseni ndodhet aktualisht me masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa pritet që një letër porosi t'i drejtohet dhe autoriteteve kanadeze në lidhje me veprimtarinë e Hysenit apo njohur si Bali Meta në shtetin kanadez ku rezulton në kërkim.

Sakaq po në kërkim vijon të mbetet shtetasi Genci Xhixha i cili ende nuk dihet nëse është brenda apo jashtë vendit. Ndërkohë nga verifikimet e kryera, rezulton se ai ka qenë në aeroportin e Rinasit më datë 12 janar, kohë në të cilën rezultonte në kërkim. Xhixha ndodhet  në Shqipëri? Në 12 janar në Rinas

Po sot televizioni A1 Report sjell fotot e jetës së luksit të Xhixhës në plazhet më të njohura botërore, ku në disa nga foto është nën shoqërinë e Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Foto/ Jeta në luks e Genci Xhixhës dhe lidhja me Ermal Hoxhën

Nga ana e saj Policia e Shtetit po vijon të kryejë analizat në sasinë e kokainës së gjetur brenda laboratorit në Xibrakë të Elbasanit. Burime për  A1 Report, bënë të ditur se deri më tani ka mbaruar analizat për sasinë prej 19 kg e 416 gr me cila ka rezultuar kokainë e pastër, ndërsa po analizohet edhe sasia e përzierësit e sekuestruar në aksionin e 14 janarit. Laboratori, policia: 19.4 kg është kokainë e pastër

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë