PRISHTINE - Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni, në një konferencë për media ka folur për ngjarjen e ndalmit të 12 kg lëndë eksplozive, që ishin paraparë të shpërthenin në qendër të kryeqytetit.
Ministri Hyseni, ka thënë se në rast se do të ndodhte ndonjë shpërthim, pasojat do të ishin tmerruese. Sipas Ministrit Hyseni, dyshohet për një sulm të mundshëm terrorist.
“Serbi i dyshuar Slobodan Gavriç ka poseduar material eksploziv në sasi prej 12 kg. Dyshohet për një sulm të mundshëm terrorist. Serbi është lindur dhe është rritur në Serbi.”, ka bërë të ditur Hyseni.
Ministri ka bërë me dije se Slobodan Gavriç ndodhet në burg, dhe se hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.
“Slobodan Gavriç ndodhet në ndalim dhe policia po merret me rastin. Publikimi i detajeve të parakohshme mund ta dëmtojë procesin e hetimeve. Nëse ekspozivi do të shpërthente pasojat do të ishin tmerruese. Përgëzoi Policinë për punën e shkelqyeshme.”, shtoi Hyseni.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com