/ATSH/- Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Songul Ozan, e cila shprehu angazhimin në përkrahjen e ministrisë dhe të agjencive që merren me luftimin e krimit dhe me sigurinë në Kosovë.
Fillimisht, ambasadorja turke uroi Hysenin për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme.
Ministri Hyseni falënderoi ambasadoren turke për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë ka dhënë për Republikën e Kosovës, sidomos në fushën e sigurisë. Ai tha se marrëdhëniet mes dy shteteve kanë tejkaluar marrëdhëniet zyrtare.