/ATSH/.- Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti sot në takim zëvendës-përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Alessandra Roccasalvo.

Gjatë këtij takimi, ministri Hyseni e falënderoi UNDP-në në përkrahjen e vazhdueshme që i bën Ministrisë së Punëve të Brendshme, në projekte të shumta të një rëndësie të veçantë për sigurinë në vend.

Ndërsa z. Roccasalvo u zotua se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të vazhdojë edhe më tej.

Ajo tha se do të vazhdojnë të përkrahin MPB-në dhe strukturat e sigurisë në aspekte të ndryshme, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e rendit dhe sigurisë në vend.