Vijon seanca për heqjen e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri, Deputetja e PS, Vasilika Hysi kërkoi fakte konkrete bindëse nga përfaqësuesit e Prokurorisë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. 

Debati vijon si më poshtë:  
Hysi: Cilat janë provat?

Hajdarmataj: kemi autorizim mos t’i tregojmë provat.

Hysi: Cilat janë provat që inkriminojnë Tahirin?

Hajdarmataj: E kemi sqaruar këtë

Hysi: Ju doni të kontrolloni banesën. Cfarë kërkoni të gjeni?

Hajdarmataj: Nuk doja t’i përgjigja këtu kësaj pyetje. Ta themi këtu tani ne se cfarë kërkojmë ...

Hysi: Cfarë ka mbetur pa provuar?

Hajdarmataj: Po zhvillojmë hetime, nuk mund ta them këtu, dhe nuk ju nuk mund ta bëni këtë pyetje.

Hysi: E keni regjistruar bashkimin e tre procedimeve më 17 tetor, ndërkohë 24 orë më pas keni bërë kërkesë-porosi në Itali dhe ata ju kanë sjellë një pjesë të materialit. Ka prova aty që inkriminojnë Tahirin, po italianët kanë prova?

Imeraj: Provat krijojnë dyshimin e Prokurorisë për deputetin. Nuk mund të përgjigjemi cfarë do bëjnë autoritetet italiane. Ka disa detaje, të dhëna që na krijojnë dyshimin që ka një autor të mundshëm të kryerjes së këtij akti penal. Në dijeninë e këtyre detajeve rezulton që të ketë vepruar edhe ish-ministri. 

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com