TIRANË - Pesë janë prioritetet e reformave në Kuvend për vitin 2016. Anëtarja e komisionit parlamentar të Ligjeve, deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi rendit si punë kyçe në Kuvend, autoritetin që do të ngrihet sipas ligjit për hapjen e dosjeve, implementimin e ligjit të integritetit të figurave ose siç njihet ndryshe si ligji i dekriminalizimit.
Vëmendje të veçantë, në kuadër të kompromisit politik, për Vasilika Hysin merr reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore. Për deputeten e maxhorancës impakt pozitiv në 2016-ën pritet të ketë ligji për vetëqeverisjen vendore, sipas të cilit do të bëhet e mundur që organet pushtetit vendor do të funksionojnë me buxhetet e tyre.
"Do kenë mbërritur pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe deklaratat e pastërtisë së kandidatëve për autoritetin e hapjes së dosjeve, për këtë autoritet ne miratuam dhe buxhetin. Është pastërtia integriteti i institucioneve ku ka persona të zgjedhur, të emëruar ose që ushtrojnë funksione publike për veprat tashmë që janë kryer vepra kriminale të parashikuara nga kodi penal në këto 25 vite. Gjithashtu do filloj reforma në drejtësi dhe tre mujori i parë i 2016 do ketë një ngarkesë të madhe pune të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi dhe të komisionit për reformën zgjedhore dhe kemi një set të tërë rekomandimesh të OSBE-ODIHR që presin vëmendjen tonë. Për herë të parë do fillojë të funksionojnë me buxhetet e tyre organet e qeverisjes vendore", shprehet Hysi.
Por misioni i parlamentarëve në Kuvend bëhet më i plotë në bashkëpunim me median, e për këtë Vasilika Hysi vlerëson rolin e saj në ndikimin që ka në opinionin publik. Në mënyrë të veçantë Hysi ndalet tek ligji i dekriminalizimit ku mediat kanë akses në verifikimin e vetëdeklarimeve të zyrtarëve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
"
Unë besoj që misioni juaj në 2016 është shumë i rëndësishëm do jeni ju që do bëni sensibilizimin e publikut, do jeni ju që do ndihmoni në zbatimin e këtij ligji sepse ju është njohur e drejta që të merrni vetëdeklarimet tona ti verifikoni dhe të kërkoni", - përfundon deputetja e PS. / REPORT TV/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18