Hysi:Basha premtoi parkun
po jep gënjeshtrën, të largohet

Hysi:Basha premtoi parkun<br />po jep gënjeshtrën, të largohet
TIRANË - Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi ka denoncuar premtimin e pa mbajtur të Bashës te Liqeni ku kishte premtuar ndërtimin e një parku të madh sportiv, ndërsa ka miratuar ndërtimin e një pallati shumëkatësh.
 
Sipas Hysit ky vendim i Bashës ka ardhur në momentet e fundit në karrigen që e ka marrë jo me zgjedhje por me vjedhje.
 
Më tej ajo ka kërkuar dorëheqjen e Bashës duke hedhur poshtë edhe pretendimet e Bashkisë se janë mbjellë 23 mijë pemë duke e krahasuar me deklaratat e ish-kryeministri Berisha kur thoshte se janë ndërtuar 10 mijë km rrugë.
 
Deklarata e plotë e deputetes Vasilika Hysi
Ne jemi këtu se na ka sjellë Luli i Saliut, të cilin besoj të nderuar qytetar dhe ju përfaqësua të medies e keni dëgjuar kohë më parë se këtu do ndërtonte parkun sportiv më të madh në Ballkan. Dhe ja ku jemi sot për të parë që ai sikurse Saliu po jep gënjeshtrën më të madhe, ku jo vetëm nuk po ndërton parkun sportiv më të madh të Ballkanit por po e shkatërron atë.  

Po e bën pikërisht në momentet kur po i vjen fundi në karrigen që po rri të cilën e ka marrë jo me zgjedhje por me vjedhje.

Dhe sikurse dhe zoti Sali po bën të njëjtën gjë, pas meje le të bëhet kiameti, dhe ka dhënë leje për të hapur gropa dhe për të ndërtuar pallate të cilat do t’i marrin frymën Tiranës, dhe qiellit të Tiranës .
Ne i themi të largohet të japë dorëheqjen sepse nuk mbajti asnjë nga ato premtime që dha.

Ai thotë që jo, nuk e shkatërrova Tiranën por kam mbjellë 23 mijë pemë, ne i themi që largohu sepse nuk e ke mbajtur premtimin dhe ai thotë njësoj si Saliu që unë kam mbjellë 23 mijë pemë sikurse Saliu që thoshte kam bërë 10 mije km rrugë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja