Hysi: Pas reformës në drejtësi,
reforma për punë dhe mirëqënie

Hysi: Pas reformës në drejtësi,<br />reforma për punë dhe mirëqënie
Deputetja e PS-së Vasilika Hysi ka zhvilluar një takim me banorë të Njësisë 7 në Tiranë nga ku mori edhe mbështetjen e qindra qytetarëve për një fitore spektakolare. Gjatë takimit Hysi u shpreh se Partia Socialiste është e vendosur për të zbatuar reformën në drejtësi, pasi do të sigurojë më tepër reforma për punë dhe mirëqënie.

“Kur flitet për reformën në drejtësi, pyetjet dhe diskutimet janë të shumta. Shumë nuk besonin se reforma në drejtësi do të fillonte dhe se mund t’ia dilnin. Gjithnjë kam dëgjuar kërkesat për një reformë sa më të shpejt dhe të thellë. Kam ndjerë përgjegjësinë e madhe për detyrën e besuar për të përzgjedhur dhe votuar kandidatët për organet e vettingut. Falë besimit dhe këmbënguljes ia dolëm. Pas reformës në drejtësi, më shumë reforma për punë dhe mirëqenie”, u shpreh Hysi.

Deputetja socialiste kërkoi mbështetjen e të gjithë banorëve të Njësisë 7 për një mandate të dytë,si garanci për vazhdimin e reformave për më tepër vende pune dhe për më tepër shërbime  cilësore.

Vettingu dhe reformat e kryera për kontrollin e territorit, procesi i legalizimit dhe hipotekimit të apartamenteve dhe blloqeve të pallateve janë disa nga reformat të cilat partia Socialiste i ka bërë me këmbëngulje. Vetëm Partia Socialiste mund të bëjë në katër vjet aq reforma sa nuk janë bërë për 22 vjet. Vota për nr. 2 është vota për shtet#pune# mirëqenie”, tha në përfundim deputetja Hysi.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar