I akuzoi nipin për vrasjen e Azemit
Gjinushi: Berisha, plak i çmendu

I akuzoi nipin për vrasjen e Azemit<br />Gjinushi: Berisha, plak i çmendu
Skënder Gjinushi ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se i përfshirë në vrasjen e Azemit ka qenë edhe nipi i Skënder Gjinushit i ekzekutuar në Itali. 
 
Gjinushi i kontaktuar nga Shqiptarja.com u shpreh se Sali Berisha është një plak i çmendur, që ka rrjedhur dhe nuk duhet ti shkoni nga pas deklaratave të tij.
 
"Berisha është një plak i çmendur. Përgjigjet atij ia kam kthyer në Parlament, dhe ai e di mirë. Më vjen keq që media vijon e merret ende me atë budalla” u shpreh ai.
 
Berisha u shpreh pak ditë më parë se në ekzekutimin e Azem Hajdarit mori pjesë edhe nipi i Gjinushit.
 
"Azem Hajdarin e ekzekutuan majorë Fatmir Haklaj, ish-drejtor i komisariat të Tropojës, kapiten Jaho Salihi ish shef i krimeve të Policisë së Tropojës, nipi i Skënder Gjinushit edhe ai në funksione, e kanë vrarë në Itali, Ismet Haxhia, Izet Haxhia, që të gjitha këta, e ekzekutuan para selisë së PD-së", ka thënë Berisha. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0