I akuzuar për gjobëvënie e rrëmbime të dhunshme, arrestohet kinezi i rrezikshëm në Rinas

Një 25-vjeçar nga Kina është arrestuar nga policia Kufitare e Rinasit për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe do të ekstradohet.

25-vjeçari i arrestuar quhet Guanghui Lai dhe akuzohet për 'Gjobëvënie' nga vendi i tij, ndërsa Interpoli i Pekinit ka lëshuar edhe një urdhër arresti për të.

Sipas zyrës së Sigurisë Publike të Bashkisë Goazhou në Kinë, G.L është një prej anëtarëve kryesorë në një grup kriminal të tipit mafioz të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Report Tv mëson se kinezi 'gjobëvënës'ka ardhur pasditen e djeshme në vendin tonë ndërsa rruga që ka ndjekur ka qenë nga Hong Kong-u në Turqi dhe më pas në Shqipëri. Ndërkohë edhe pse ndaj tij në sistemin TIMS rezulton ka urdhër arresti dhe është me rrezikshmëri të lartë, përsëri nuk është ndaluar nga Hong Kong-u apo Turqia. Ndërkohë po kryhen hetime se kush po e priste ne Tiranë, ndërsa në polici ai ka deklaruar se vinte si turist.

Në vitin 2013, ky shtetas së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer një person, X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milion Yuan kinez.

Po ashtu në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin W.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vend parkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi të strukturave të policisë u bë i mundur arrestimi i 25-vjeçarit , me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 12/06/2019 20:10

    O kinez shqiperia ka sistemin tims m t Mir n evrop interesouni pak Mir mund t kalosh n cdo vende Me Letra falzzo po n Shqiperi ska lon dot po nuk nkuroptove policin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja