Policia e Lezhës ka arrestuar 28 vjeçarin Alban Lleshi, i akuzuar për pjesmarrje në organizatë kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike në Itali.
Në videon e publikuar nga Policia, shihet edhe arrestimi në flagrancë i 28- vjeçarit, i lindur në Pukë, i cili teksa ishte duke ecur në rrugë ndalohet dhe i vendosen prangat.
28- vjeçarit në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ai ka qenë pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.
"Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali", njoftoi policia.