Një 58 vjeçar italian është arrestuar nga policia kufitare ditën e sotme në Durrës, pasi u kap duke tentuar të kalojë kufirin në drejtim të italisë me pasaportë dhe kartë identiteti Sllovene, të dyshuara false.
Giuliano Velo 58 vjeç, lindur dhe banues në Itali, pas verifikimeve ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtarë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Interpoli Madrid Spanjë, pasi akuzohet për vrasje.
Vlo dyshohet se më datë 09.06.2017 rreth orës 21:30 me orën lokale, në vendin e quajtur " Paraje CHARCON" të qytetit Aguilas/ Spanjë, ka vrarë me armë zjarri një shtetas Italian.
Ai është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com