EMRI/ I akuzuar për vrasje të dyfishtë në Itali, kapet pas 21 vitesh 50-vjeçari me dy emra në Elbasan

EMRI/ I akuzuar për vrasje të dyfishtë në Itali, kapet pas 21 vitesh 50-vjeçari me dy emra në Elbasan

Foto ilustruese

Një 50-vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit pasi akuzohet nga Gjykata e Bergamos në Itali për 'vrasje me paramendim' të kryer 21 vite më parë.

I arrestuari është Sokol Taçe ose (V.D) banues në Elbasan. Operacioni për ndalimin e 50-vjeçarit ka qenë i mirë organizuar për shkak të rrezikshmërisë së lartë ku u angazhuan, Policia Kriminale dhe Interpol Tirana.

50-vjeçari, Sokol Taçe më datë 10.10.1998, në Osio Sotto/Beragamo, në bashkëpunim me P. D., kanë qëlluar me armë zjarri automatikë në drejtim të F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën. Tashmë Taçe pritet që të ekstradohet drejt Italisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti