Pranë personave me aftësi speciale, Landi Hysi: Prindër mos i mbani mbyllur, dërgojini në shkolla e qendra

Pranë personave me aftësi speciale, Landi Hysi: Prindër mos i mbani mbyllur, dërgojini në shkolla e qendra

Sportistët me aftësi speciale dhe Roland Hysi në studion e

 Prej gati 2 vitesh këngëtari Roland Hysi, pjesë e grupit “West Side Family” i është përkushtuar një nisme sociale, si pjesë e 'Special Olympics Albania', me në fokus personat me aftësi të kufizuar mendore/intelektuale. I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ai u ndal tek puna e madhe që duhet bërë së pari me prindërit e personave me aftësi speciale sepse sipas tij, janë ata përgjegjës që këta fëmijë nuk kanë zhvillimin që duhet.

Kemi një punë shumë të madhe përpara, nuk është e lehtë, është shumë e vështirë, por deri më tani jemi shumë të kënaqur me rezultatin që kemi arritur. Vështirësia më e madhe haset nga vetë prindërit që janë në Tiranë, por veçanërisht ata në rrethe, për shkak të stigmatizimit që shoqëria mund të bëjë ndaj personave të tyre të afërt dhe kështu detyrohen ti mbajnë mbyllur. Ky është gabimi numër 1 dhe gabim fatal do thoja. Çdokush, jo vetëm një person me aftësi të kufizuara intelektuale, po çdokush nëse rri i mbyllur dhe i izoluar, i mbyllur dhe i ndarë nga shoqëria është i destinuar që të  humbasë psikologjikisht dhe në çdo formë. Ajo që unë do të sugjeroja është që kushdo që ka një qendër, prindërit duhet ti çojnë fëmijët. Së pari në shkollë që të jenë në ndërveprim me persona të tjerë dhe në këtë mënyrë zhvillohen.

Roland Hysi, Drejtor Ekzekutiv i "Special Olympics Albania"

Vetëm në mars të këtij viti u dërgua delegacioni i parë shqiptar në eventin e zhvilluar këtë vit në Abu Dabi, ku për herë të parë Shqipëria u bë pjesë e lojërave olimpike speciale ndërkombëtare. Por Roland Hysi si drejtor ekzekutiv i “Special Olympics Albania” tha se aktivitetet me këta të rinj do vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Janë dy aktivitete që ne do kishim dëshirë të merrnim pjesë. Njëri është pak i vështirë, duke qenë se në 2021 janë lojërat olimpike dimërore në Suedi. Ne do donim një njeri që të trajnonte një person në ski ose në një nga këto sportet  dimërore.  Kemi filluar punën që tani që të mund të bëjmë një delegacion  prej të paktën 8 vetësh.

Roland Hysi, Drejtor Ekzekutiv i "Special Olympics Albania"

Në lojërat olimpike speciale botërore , Shqipëria u përfaqësua denjësisht dhe korri rezultate të kënaqshme, nga sportistët Gersi Troka, në disiplinën e notit dhe Lulëzim Koçi në disiplinën Atletikë, të cilët arritën rezultate mjaft pozitive, konkretisht Gersi u rendit në vend të katërt, ndërsa Lulëzim Koçi në vendin e gjashtë, duke u kthyer krenarë me përfaqësimin dinjitoz që i bënë vetes së tyre por edhe vendit tonë

Sportistët me aftësi speciale dhe Roland Hysi në studion e "Rreze Dielli"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë