'I arratisuri i fundit', zbulohen eshtrat skeletore të një burri që u përpoq t'i shpëtonte shpërthimit të Vezuvit, arkeologët: Duhet të ketë përjetuar një vdekje të tmerrshme

Mbetjet skeletore të gjetura

Mbetjet skeletore të të 'arratisurit të fundit' gjatë shpërthimit katastrofik të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit janë zbuluar nga arekologët në atë që dikur ishte qyteti i Herculaneum.

Sipas arkeologëve, burri të cilit i përkasin eshtrat besohet të ketë qenë midis 40-45 vjeç i cili u përball me një vdekje të tmerrshme vetëm disa hapa larg detit ku u përpoq të ikte nga magma përvëluese dhe një re hiri e gazi toksik. Në mënyrë të pazakontë, skeleti është me fytyrën lart, duke sugjeruar se ai ishte përballur me renë vdekjeprurës e që gjëmonte drejt tij, para se t'i merrte jetën.

"Shumica e skeleteve që gjetëm në Herculaneum ishin me fytyrë përtokë, por ndoshta ai po përpiqej të arrinte një varkë dhe u kthye sepse dëgjoi zhurmën e resë që 'vraponte' drejt tij me 100 km në orë", tha arkeologu italian Francesco Sirano.

 Ai vdiq direkt për shkak të resë së hirit dhe gazit me temperaturë 500 gradë celsius. Sipas arkeologëve ai mbante shtrënguar në duar një ccantë të vogël lëkure që përmbante një kuti druri, te e cila mund të ketë qenë një unazë. Eshtrat e gjetura besohet të jenë të viktimës së fundit të shpërthimit, pasi gërmimi në vend po përfundon. 

Shpërthimi i Vezuvit ndodhi më 24 tetor 79 pas Krishtit dhe 'varrosi' Pompein dhe qytetet e afërta Oplontis, Stabiae dhe Herculaneum nën hi, baltë dhe fragmente shkëmbi. Vlerësohet se të paktën 2000 njerëz humbën jetën si pasojë e shpërthimit.

Mbetjet skeletore të gjetura

J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kush i fiton zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit?



×

Lajmi i fundit

John

Zgjedhjet e 6 marsit, Kryesia e PS-së mblidhet sot në 17:30! Socialistët pritet të zyrtarizojnë kandidatët në 6 bashkitë! Emrat e lakuar