TIRANE- Një tubim solidarizues për mbrojtjen e të drejtave të të arratisurit nga burgjet greke Ilir Kupa dhe shqiptarëve të tjerë që vuajnë dënimin në Greqi, është kërkuar në Tiranë. Kërkesa për zhvillimin e këtij tubimi paqësor është depozituar në policinë e Tiranës nga familjarë të të arrestuarit Ilir Kupa, dhe disa prej familjarëve të tjerë si ata të Marian Kolës, vrarë në muajin korrik nga policia Greke. Veç këtyre emrave duket se në listë janë renditur dhe emra të tjerë që kanë firmosur kërkesën me qëllim, marrjen e lejës për zhvillimin e një tubimi paqësor.
Kërkesa është depozituar disa ditë më parë dhe pritet që ajo të miratohet ose jo nga ana e drejtuesve të policisë së Tiranës. Të kontaktuar nga gazeta “Shqiptarja.com”, burime pranë policisë thanë se kanë marrë kërkesën,por ende nuk kanë vendosur për miratimin e saj. “Çështja është ende në shqyrtim”-thanë zyrtarët e policisë së Tiranës. Nga sa mësohet kërkesa është depozituar prej 10 ditësh në këtë institucion dhe se ka shumë gjasa që ajo të mos jetë pranuar, nga strukturat policore, për lejimin e tubimit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shqiptarëve që persekutohen nga drejtësia dhe në burgjet greke.
Shqiptarët në Greqi
Kërkesa për zhvillimin e tubimit është inicuar me iniciativë të familjarëve të të arrestuarit Ilir Kupa, ndërkohë që së bashku me ta, janë bashkuar dhe shumë familje që kanë djemtë e tyre dhe njerëzit e afërm në burg. Synimi është zhvillimi i një tubimi, ku do të mbahet dhe një deklaratë zyrtare, me anën e së cilës do të tregohen rastet e abuzimit të drejtësisë greke si dhe rastet e abuzimeve në burgjet helene ndaj shqiptarëve.
Ndër të tjera do i kërkohet shtetit shqiptar të reagojë ndaj këtyre rasteve. Mirëpo prej 10 ditësh që është depozituar kjo kërkesë nuk ka asnjë përgjigje nga ana e policisë së Tiranës. Nëse kjo e fundit vendos pranimin e kërkesës atëherë familjarët e personave të dënuar në Greqi, duke përfshirë dhe ata të Marjan Kolës dhe Ilir Kupës, do zhvilllojnë tubimin para kryeministrisë ose Ministrisë së Drejtësisë. Një kërkesë e tillë për tubim, vjen në një kohë kur shteti Grek, edhe pse jo zyrtarisht, deri në këtë moment ka shfaqur interes të madh për ekstradimin e të arratisurit nga burgu i Trikallasë Ilir Kupa.
Ky i fundit është arrestuar në 25 janar të këtij viti nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, teksa po udhëtonte me një automjet tip BMË në drejtim të Tiranës. Gjatë momentit të arrestimit Kupa, mbante pa leje dy pistoleta. Aktualisht drejtësia Shqiptare ka ngritur ndaj Kupës, vetëm akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”.
Diskriminimi racial
Në shumë raste shtetasit shqiptarë janë diskriminuar nga gjykatat greke dhe trajtimi i tyre në burgje është shumë i keq. Shqiptarët pasi dënohet në kundërshtim të çdo rregulli dhe procedure ligjore, i nënshtrohen dhe torturave të neveritshme nga gardianët e burgjeve. Në shumë raste janë denoncuar këto krime, ndërkohë për ti dhënë fund kalvarit, shumë nga shqiptarët kanë arritur të çajnë sigurinë e burgjeve dhe të arratisen.
Të paktën një gjë të tillë e ka bërë dy herë Alket Rizai, duke arritur të largohet me helikopter nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalosit. Ndërkohë pas rastit të Rizait, dhjetëra shqiptarë të tjerë janë arratisur, ku disa prej tyre janë vrarë nga policia greke dhe disa të tjerë janë arrestuar. Ndërsa vetëm Ilir Kupa, arriti të hyjë në tokën shqiptare, duke i shpëtuar policisë helene.
Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com