I arrestuar për blerje votash, Fredi Beleri bën 2 rekurse në Gjykatën e Lartë: Arrestimi në flagrancë dhe përgjimet, të paligjshme

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit për shit-blerje votash, vijon betejën për liri. Një ditë më parë (6 shtator) avokatët e të zgjedhurit si kryebashkiak i Himarës ka bërë dy rekurse në Gjykatën e Lartë ku në njërin prej tyre kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit ne flagrancë, kundër masës së sigurisë arrest në burg, kurse në rekursin tjetër Beleri propozon që të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës që mundësuan fotografimin e fshehtë të momentit të dorëzimit të 40 mijë lekëve për votat e tetë qytetarëve nga personi i infiltruar.

Të dy kërkesat e paraqitura në Gjykatën e Lartë, janë rrëzuar më herët nga shkallët më të ulëta të gjyqësorit ndërkohë që Fredi Belerit i është mohuar kërkesa për leje nga burgjet për t'u betuar në këshillin bashkiak.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politikë. Në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i kërkon kryeministrit Rama që t’i shpjegojë se cili ligj nuk e lejon të betohet në qeli, duke i përmendur precedentë të mëparshëm. Edhe Beleri në një linjë me qeverinë greke thotë se mbahet në burg politikisht dhe se nuk ka folur kurrë për helenizimin e Himarës.

Madje Asambleja Politike e PPE-së ka miratuar rezolutën e paraqitur nga partia e Kryeministrit grek Mitsotakis, ‘Nea Demokratia; në të cilën bëhet thirrje që autoritetet shqiptare t’i japin zgjidhje sipas tij tyre së Fredi Belerit. Por Kryeministri Rama e ka komentuar me habi.

Sipas tij rezoluta e propozuar nga partia e Mitsotakis është e pakuptimtë pasi kjo është një çështje që i takon drejtësisë, e cila më në fund në Shqipëri sipas tij po heton pa anësi politike. Rama shtoi do të ishte vërtetë shqetësuese nëse Partia e madhe Popullore Europiane do të kalonte një rezolutë me titullin "Sundimi i Ligjit" për të kërkuar një rezultat tjetër nga ai që është vendosur nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin e Krimin e Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtën emër.

Në fund Kryeministri thotë se të gjitha autoritetet shqiptare e presin me shumë besim mbështetjen e vazhdueshme të EPP-së në këtë fazë kur sipas tij më në fund, zyrtarët e lartë po hetohen me thellësi përtej anësive politike, çka shënon fundin e një epoke të gjatë të pandëshkueshmërisë. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

 

Dy rekurset e Fredi Belerit

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/09/2023 01:16

    Ato pergjime ishin me bekimin e prokurorise,nuk ka gjykate ne bote qe t'i quaj te paligjshme.

    Përgjigju
  • O greq: 07/09/2023 15:29

    Bejleri nuk del mo, po bëhu bashkëpuntor i drejtësisë dhe nxir kush të dha eurot.

    Përgjigju
  • Labi: 07/09/2023 13:08

    Po ky debili c'fare.kerkon gjyq para kohe rri kur te vi radha do te kopsisin te terra o progonat qe te dish si do te veje festja sipas kokes je mire brenda nuk ke asnje lloje shpenzimi? Ha.ha!

    Përgjigju
  • Gjergj: 07/09/2023 12:18

    Çdo hajdut dhe ordiner qè vjedh dhe vret, mashtron apo pèrvetèson, le tè mèsojè nga kèta Bejlerèt se si "mbrohesh suksesshèm" para gjykatès. Thjesht kèrkon qè tè deklarohen si tè pavlefshme mènyrat e hetimit dhe arrestimi nè flagrancè. Pika qè su bie. Pèr Bejlerèt, do bèjmè njè kushtetutè tè re ne shqiptarèt, njè qè dekoron delinkuentèt pèr krimin dhe qè fajèson policinè qè i ndalon nè flagrancè. Greqia, shtet europian i klasit tè parè. Vret e pret Çamèrinè, kryen krime çnjerèzore ndaj popullsisè autoktone shqiptare nè Çamèri, u merr pronat dhe i deklaron shqiptarèt pèr "kolaboratorè" tè nazizmit. Me kaq, ata mendojnè se askush prej shqiptarève, nuk ka tè drejtè tè hapè gojèn dhe tè kèrkojè tè drejtèn e tij sepse ata, grekèt, mendojnè se kjo çèshtje nuk egzistoka mè. Qeveritè shqiptare, qè deri mè sot, nuk e bèjnè temè bisede kètè gjenocid, bèhen bashkèpunètorè nè krimin makabèr tè kryer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit