Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të mblidhet ditën e nesërme për të marrë një vendim lidhur me shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Mbledhja online e KLP do të nisë në orën 11.
Hasa u arrestua dy ditë më parë për korrupsion, ndërsa u la sot në burg. Nga hetimet e SPAK, rezultoi se ai ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.
Lajmi kryesor:
Prokurori i Sarandës në burg, shpërthen në lot në gjykatë! Hasa u fotografua me motrën e të pandehurit! Dosja e SPAK: Pushoi akuzën 'plagosje me dashje'
