Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i arrestuar në fillim të muajit maj për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohet drejt këtij shteti për tu përballur me drejtësinë. Pas përfundimit të afatit të paraburgimi 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoj masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin drejt shtetit Spanjoll.
Menjëherë pas arrestimit, autoritetet Spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjes, duke detyruar togat e zeza në Kurbin qe ta mbajnë në burg Prodanin me qëllim ekstradimi.
Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani u arrestua nga policia me 7-maj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë. Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.
41-vjeçari banues në Kurbin, u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës". Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.
M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vizita e Presidentit Begaj në Kosovë, si i vlerësoni mesazhet dhe takimet që zhvilloi?
-
Të suksesshme
42.9%
-
Normale
47.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1310
Lajme të tjera
-
Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën turistes italiane, Rama: Gati për të dalë nga spitali me mbresat më të mira
17 Gusht, 17:44
-
Nesër takimi në Bruksel, Kurti i qartë: Kosova nuk tërhiqet nga reciprociteti, po zbatojmë marrëveshjen bilaterale
17 Gusht, 17:41
-
Kurti: Ushtria jonë gati për të siguruar stabilitetin, të anëtarësohemi në NATO! Stoltenberg: Neutraliteti, i rëndësishëm për të ruajtur paqen në Kosovë
17 Gusht, 17:35
-
Kurti: Me axhendë të Rusisë, Serbia po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe rajonin
17 Gusht, 17:30
-
Thatësira nxjerr në pah shkëmbin e madh te Liqeni Garda në Itali, niveli më i ulët i ujit në 15 vjet
17 Gusht, 17:11
-
Rapsodët në kishën e Kuvendit të Arbrit, koncert bamirësie për të çuar përpara restaurimin, Dom Nik Ukgjini: Këtu u tha së pari emri shqiptar
17 Gusht, 17:08
-
Tensionet/ Ushtarët e KFOR-it pozicionohen në veri të Kosovës
17 Gusht, 16:51
-
Ministrit shqiptar i vjedhin makinën zyrtare, hajduti kapet duke hyrë në Shqipëri në doganën e Qafë Morinës
17 Gusht, 16:45
-
Bie fuqia blerëse, çmimet e larta boshatisin tregun e Fierit! Flasin qytetarët: Kështu nuk jetohet! Tregtarët: Më mirë pa punë
17 Gusht, 16:37
-
Shtatori po vjen, duhet të kursejmë energjinë, Komisioni Evropian këshilla qytetarëve: Ulni ngrohjen me 1°C
17 Gusht, 16:23
-
Nis 'Festa e Birrës' në qytetin e Korçës, këtë vit do të ketë disa risi!
17 Gusht, 16:18
-
Stoltenberg- Vuçiçit: Nëse përshkallëzohet situata në Kosovë do ndërhyjmë! Presidenti serb: Ata s’po respektojnë marrëveshjen! Kurti: S'tërhiqemi nga reciprociteti
17 Gusht, 16:11